Mbrojtësi i Manchester City, Kyle Walker, ka marrë vëmendjen e mediave botërore, për shkak të zbulimit të tradhtisë ndaj gruas Annie Kilner, me të cilën ka 3 fëmijë.
Por ajo që e bën më intriguese tradhtinë është jeta e dyfishtë që futbollisti bënte për rreth dy vite. Teksa ishte i martuar, ai mbante një lidhje paralele me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe një vajzë.
Javën e kaluar, ylli i City kërkoi falje publike për tradhtinë dhe jetën e dyfishtë: “Annie është një grua e mrekullueshme dhe unë i kërkoj falje për shqetësimin që i kam shkaktuar. Ajo ka qenë pjesë e jetës sime për kaq shumë kohë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë për hir të fëmijëve tanë.”
Falja e tij erdhi pasi gruaja njoftoi ndarjen në Instagram : “Mjerisht, pas shumë vitesh martesë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm së bashku, kam vendosur të largohem nga Kyle. Nuk dua të komentoj më tej qëndrimin.”
Ishte modelja Lauryn ajo e cila njoftoi jetën e kaluar jetën dyfishtë të futbollistit të njohur.
Ajo tregoi se si vendosi t’i zbulonte të vërtetën gruas së Walker, në mënyrë që të gjithë të mund “të jetonin jetën e tyre si të rritur”. Influencuesja 32-vjeçare, e cila u bë e famshme në reality show The Only Way is Essex , tha për The Sun: “Insistoja te Kyle, që duhet t’i tregonte gruas se ishte babai i vajzës sonë”.
“Ne duhet ta nisim vitin 2024 në një mënyrë të hapur”, tha ajo.
Futbollisti ka nisur një proces divorci me nënë e tre fëmijëve, ku ajo pritet të marrë gjysmën e pasurisë prej 30 mln euro.