Në një xhami në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer vjedhje.
Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Ardian Tafolli, 31-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Ai po dyshohet se gjatë natës, ka thyer disa xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë, me ç’rast ka depërtuar brenda dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 euro.
Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit si dhe ka bërë të ditur se me rastin e kontrollit policor, janë gjetur edhe dëshmitë, paratë e vjedhura në xhami – që janë sekuestruar më pas.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.