Sot u raportua për një rast të therjes me thikë që ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në rrugën ‘De Rada’ në Shtime, ku si pasojë ka mbetur i therur me thikë një 26-vjeçar. Viktima është dërguar me urgjencë në spital, teksa i dyshuari është kapur nga Policia.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Egzon Haziri, (27-vjeçar), i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Me datën 14.06.2023 rreth orës 23:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’De Rada’’ në Shtime është një rast lëndimit të rëndë trupor. Policët e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes . Nga hetimet e para është mësuar se i dyshuari E.H (M/K) i moshës 27 vjeçar pas një zënke, me një mjet të mprehtë (thikë) i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit tjetër A.B ( M/K) i moshës 26 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim