Zbulohet një laborator droge në Leposaviq

Zbulohet një laborator droge në Leposaviq

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në lidhje me rastin, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga ana e policisë”, është shprehu Elshani.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se bimët narkotike ishin të mbjellura në hapësira të brendshme, të cilat më pas janë zbuluar nga ana e policisë.

Related Articles