Një vendbanim 7500-vjecar është zbuluar në fshatin Buqezë në Lin.
Këtë njoftim e ka bërë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes në postimi në facebook.
“Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35 mijë m2”, ka shkruar Rama.