E zunë në pritë e me tortë në duar. Për të “festuar” ndodhinë e pazakonshme të pranimit të Zajednicës. Tortën ia drejtuan fytyrës së Besnik Bislimit, kryengociatorit në Dialogun Kosovë-Serbi, i cili deklaronte me bindje të plotë kaherë se po të vinte dite kur do të diskutohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe “qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive” do të dorëhiqej nga kjo pozitë.
Aktivistët e Partisë Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik ia uruan Zajednicën Bislimit. Bislimi u zu në befasi dhe kishte vetëm dy fjalë të vetme për t’u “mbrojtur” veten: “Kadal, kadal” teksa aktivistët ia bënin “për hajr”.
Në atë moment, Bislimi i cili shquhet për nga dëshira për të folur dhe krekosja e madhe me shifrën e lartë të inteligjencës që ai pretendon ta ketë, arriti t’i shqiptojë vetëm dy fjalë: “Kadal, kadal”.