Zbulohet se sa para do të fitojë në javë, në ditë, në orë, në minutë e sekondë Messi te PSG

Zbulohet se sa para do të fitojë në javë, në ditë, në orë, në minutë e sekondë Messi te PSG

Lëvizja tronditëse e Lionel Messit në Paris Saint Germain pritet të shpallet në ditët në vijim, me legjendën që do të bëhet edhe një herë një nga lojtarët më të paguar në botë.

Sipas raporteve të ndryshme, PSG i ka ofruar Messit një pagë me vlerë rreth 31.5 milionë euro në sezon, e cila funksionon si 25 milionë euro në sezon pas taksës, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja është për dy vjet, me opsionin e një viti të tretë. Messi është gati të pranojë dhe një njoftim zyrtar mund të vijë në 48 orët e ardhshme. Pra, sa do të fitojë Messi në PSG?

Duke parë pagën prej 25 milion €, kjo rezulton me rreth 481,000 € në javë, ose 68,682 € në ditë ose 2,862 € në orë ose 47,69 € në minutë ose 0,80 € në sekondë.

Related Articles