Aktorja Arjola Demiri që nga 5 tetori i vitit të kaluar e deri të premten që lam pas, ka qenë pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP”.
Arjola u eliminua në gjysmë-finale, por që duket të ketë dalë më e fituara nga ky format, pasi aktorja mori një ndër surprizat më të bukura, produksioni i dhuroi një apartament.
Në momentin kur moderatorja, Arbana Osmani dha lajmin tregoi se bëhej fjalë për një apartament të madh për tre fëmijët e saj.
Së fundmi është mësuar edhe çmimi i apartamentit, të shtëpisë së Arjolës ka kushtuar 200 mijë euro. Pra, dyfishi i çmimit të madh të “Big Brother VIP”.
Kujtojmë që edhe disa prej banorëve të tjerë kanë marrë dhurata nga produksioni si udhëtime, emisione e gjëra të ndryshme./Gazeta Enigma/