Sindikata e bujqve takohen me ministrin Peci: Qeveria të na mundësoj kushtet elementare për ta punuar tokën

Sindikata e bujqve takohen me ministrin Peci: Qeveria të na mundësoj kushtet elementare për ta punuar tokën

Sindikata e Bujqve të Kosovës, këtë të hënë janë takuar me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për diskutime pas shtrenjtimit enorm të repomaterialit bujqësor, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, është takuar me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Temë diskutimi ishte gjendja e bujqve, ku Tahiri tha se kanë marrë përkrahje nga ministri Peci për t’u zgjidhur këto probleme.

“Kemi shumë çështje për të biseduar, bisedimet veç kanë filluar. Jemi optimist se do të kemi sukses dhe rezultat në këto takime, takimet vazhdojnë e do të takohemi edhe një herë. Ndoshta takohemi edhe dy herë, përderisa t’i harmonizojmë kërkesat tona me mundësitë e Ministrisë së Bujqësisë edhe mundësitë e qeverisë, kjo kishte e qenë shkurtimisht. Kur ta arrijmë një marrëveshje përmes një memorandum bashkëpunimi atëherë do të dalim në detaje se çka kemi biseduar”, ka thënë Tahiri.

Tutje Tahiri tha se e kuptojnë edhe qeverinë që në këtë krizë globale ka shumë probleme e vështirësi por që edhe bujqit janë në një situatë shumë të vështirë.

“Nuk është krejt faji i qeverisë po është faji një pjesë po, pikërisht buxheti i vogël e pamundëson me i realizuar të gjitha kërkesat e bujqve. Kërkesat e bujqve janë të shumta dhe për neve është një optimizëm i madh se në shumë shtete bujqit është problem me i shti në prodhimtari bujqësore kurse te na ka evazion e që qeveria t’ja mundëson kushtet elementare për ta punuar tokën”, u shpreh ai.

E sa i përket shtrenjtimit enorm të repromaterialit bujqësor, Tahiri tha se kjo e ka rënduar situatën më së shumti. Me këtë rast, ai tha se ka marrë përkrahje nga ministri se do të ndërmerren masa, siç tha ai, shpresëdhënëse.

“Kur ne i paraqitëm kërkesat ai u nda i kënaqur që kemi mirëkuptim edhe për ministrinë e Bujqësisë edhe për Qeverinë. Kemi premtime se do të ndërmerret diçka në këtë drejtim, premtime të mira dhe shpresëdhënëse”, tha në fund Tahiri./Gazeta Enigma/

Related Articles