Një 3-vjeçar ka vdekur të dielen në spitalin rajonal të Shkodrës. E po ashtu në gjendje të rëndë raportohet se është edhe motra e tij.
6 vjeçarja gjendet në reanimacionin e QSUT-së.
Nga e shtuna, ajo ka marrë terapi intensive në Pediatrinë e këtij spitali.
Tashmë janë bërë të ditura edhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje tragjike.
A2 CNN, raporton se është zbuluar edhe shkaku që dyshohet se ka vdekur vogëlushi.
Sipas këtij mediumi, prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve.
Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.