Zbulohet shkaku i vdekjes së Princit Filip

Zbulohet shkaku i vdekjes së Princit Filip

Certifikata e vdekjes së Dukës së Edinburgut ka zbuluar se ai vdiq nga ‘pleqëria’.



Kur Pallati Buckingham njoftoi se Princi Filip vdiq në mënyrë paqësore në Kështjellën Windsor muajin e kaluar në moshën 99 vjeçare.

Tani njoftimi zyrtar i vdekjes ka deklaruar se shkaku i vdekjes ishte ‘pleqëria’.

Mjeku i familjes mbretërore, Sir Huw Thomas, tha se nuk kishte ndonjë sëmundje ose dëmtim tjetër që kontribuoi në vdekje, sipas The Daily Telegraph që mori certifikatën.

Përshkrimi ‘pleqëri’ pranohet nëse pacienti është mbi 80 vjeç dhe nëse mjeku është kujdesur personalisht për pacientin për një periudhë të gjatë dhe ka parë një rënie graduale.

Kjo do të thotë se nuk kishte asnjë lidhje me qëndrimin njëmujor të Princit Filip në spitalin e mbretit Edward VII në Londrën qendrore në shkurt.

Vdekja e Dukës u regjistrua në Bashkinë Mbretërore të Windsor dhe Maidenhead nga sekretari i tij privat, Brigade Archie Miller-Bakewell, më 13 prill, katër ditë pasi ai ndërroi jetë.

Certifikata rendit profesionin e tij si ‘Oficer detar’, një karrierë të suksesshme për të cilën ishte jashtëzakonisht krenar dhe si ‘Princi i Mbretërisë së Bashkuar’.Gazeta “Enigma”.

Related Articles