Zbulohet skuadra e preferuar e liderit të Koresë së Veriut

Zbulohet skuadra e preferuar e liderit të Koresë së Veriut

Udhëheqësi dhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un është mbështetës i flakët i Manchester United.

Kjo është sipas ish-senatorit italian, Antonio Razzi, i cili pretendoi se “tirani kokënxehtë” i Koresë së Veriut i tha atij në “bisedë private” për mbështetjen e tij për klubin anglez që bën gara në Premierligë.

Besohet se Kim, 39-vjeç, ka qenë një mbështetës i madh i “Djajve të Kuq”, ndërsa thuhet se është fans i madh i ish-yllit të kësaj skuadre, Wayne Rooneyt.

Sipas raportimeve në vitin 2014, diktatori i Koresë së Veriut kishte kërkuar që televizioni shtetëror i vendit të transmetonte ndeshjet e United.

Kur u pyet se Kim a e krahason veten me ndonjë hero të United, Razzi i tha TheSun: “Jo, Kim është Kim – ai është i vetmi”.

Related Articles