Princi Philip ka treguar mirënjohjen për tre anëtarë të stafit të tij të ngushtë, duke i përfshirë ata në testament.
Duka i Edinburgut la një pasuri prej mbi 40 milionë eurosh, kur u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare, vetëm disa javë para 100-vjetorit të lindjes.
“Ndryshe nga monarkët e tjerë, Princi Philip do të jetë bujar me tre punonjësit që u kujdesën për të”, thanë disa burime të brendshme nga pallati mbretëror.
Teksa pjesa më e madhe e pasurisë do t’i kalojë mbretëreshës Elisabeth, në testament ai ka përfshirë edhe nipërit, madje edhe Princin Harry, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore.
Ndërkohë, katër fëmijëve të tij, Princit Charles, Princeshës Anne, Princit Edward dhe Princit Andrew iu është thënë se mund të përzgjedhin nga koleksioni prej 13,000 librash në bibliotekën e tij në Pallatin Buckingham.