Tjetër protestë kundër abuzimeve seksuale në Kosovë

Tjetër protestë kundër abuzimeve seksuale në Kosovë

Në qendrën e qytetit të Deçanit, të shtunën u mbajt protestë kundër abuzimit seksual ndaj vajzave dhe grave.

Marshi u organizua nga Kolektivi pёr Mendim dhe Veprim Feminist, njё grup aktivistësh pёr tё drejtat e barabarta gjinore.

Protestuesit nёpёrmjet sloganeve, kanë kërkuar ndaljen e stigmatizimit tё viktimave tё dhunёs seksuale nga policia, drejtёsi pёr vajzat e gratё e abuzuara seksualisht dhe stopim të ngacmimeve seksuale nё institucionet shkollore.

Kjo po shёnon protestёn e tretё tё kёsaj jave, ku me tё njëjtin motiv u protestua edhe nё qytetin e Pejёs dhe Mitrovicёs tё shtunёn dhe tё hёnёn e kaluar.

“Sot, protestuam rrugëve të qytetit të Deçanit në kundërshtim të dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Përmes thirrjeve të ndryshme, aktivste e aktivistë, nxënëse e nxënës. studente e studentë. qytetare e qytetarë denoncuan partriakalizmin e institucionalizuar i cili po i dhunon vajzat e gratë në çdo hapësirë.”

Sot, protestuam rrugëve të qytetit të Deçanit në kundërshtim të dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Përmes…Posted by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist on Saturday, May 29, 2021

Related Articles