Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, shkrimin e njëjtë e kishte postuar një orë më parë në Facebook dhe më pas e kishte fshirë atë, raporton Gazeta Enigma.
Në reagimin lidhur me komentet e diplomatit rreth zhvillimeve të fundit në veri, Kryeziu shkroi se shokët e Grenellit në Kosovë, janë të zemëruar me kryeministrin Kurti.
Ai madje i ka publikuar edhe fotografitë e personave publik të cilëve ua jep epitetin “disa nga shokët e Grenellit në Kosovë”.
Në fotografi bashkë me ish-emisarin amerikan, shihen ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ish-kryeministri Avdullah Hoti, deputeti Agim Veliu dhe gazetari, Berat Buzhala.
Postimin e ri, Kryeziu e ka rikthyer pas një ore.