Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka publikuar një foto nga prapavija e konferencës së përbashkët të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz ku shihen një numër i madh i mediave pjesëmarrëse.
Kryeziu ka shkruar se kishte interesim të madh të mediave vendore dhe ndërkombëtare për të përcjellë konferencën e përbashkët të Scholz dhe Kurtit.
“Interesim i jashtëzakonshëm nga mediet vendore dhe ndërkombëtare për vizitën e parë të një Kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Foto nga konferenca a përbashkët e Kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz”, ka shkruar ai.