Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka fajësuar Qeverinë për mosmbajtjen e mësimit në shkolla.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se mungesa e dialogut të Qeverisë për të ofruar zgjidhje, mohoi të drejtën e fëmijëve.
“Fëmijët sot nuk do të duhej ta përjetonin dëshpërimin nga dyert e mbyllura të shkollave.Arroganca e mungesa e dialogut social të Qeverisë për të ofruar zgjidhje në esencë kontribuoi në shkeljen e të drejtave të fëmijëve; mohimin e të drejtës themelore në arsim!”, shkruan ajo.