Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës: Kurti përbuzës ndaj gazetarëve

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës: Kurti përbuzës ndaj gazetarëve

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është jotransparent dhe i detyron gazetarët të sforcohen panevojshëm për t’i marrë qoftë edhe një deklaratë.

Sipas saj, përbuzës ndaj gazetarëve që thjesht bëjnë detyrën, është kryeministri që nuk është transparent me qytetarët në asnjë temë, ndërkohë që llogaridhënien e ka detyrë.

“Ata të cilat i ka linçuar përmes makinerisë kibernetike të partisë së tij, sot e mori stafetën për t’i tallur, a thua se ata ia kanë fajin për dështimin spektakolar të kabinetit të tij. Megjithatë, tendenca për të fabrikuar armikun e ri të brendshëm, apo fajtorin kujdestar të radhës, do të dështojë, sepse pushteti që i ka krejt, nuk mund të arsyetohet me asgjë”.

Related Articles