Zëdhënsja e LDK-së: Implikimi i Kurtit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astritit alarmues

Zëdhënsja e LDK-së: Implikimi i Kurtit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astritit alarmues

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas deklaratave të sotme të deputeti të VV-së, Haki Abazi i cili po pretendon se në zhdukjen e mostrave të Astiri Deharit ka dorë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ajo, ka shkruar se kjo është alarmuese.

Halimi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kërkojnë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës.

Postimi i saj i plotë:

Në këtë kohë, kur Kosova është duke u ballafaquar me kriza të ndryshme e pa asnjë veprim konkret në zgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë, është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Ndaj, kërkojmë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, rasti i tillë i ndjeshëm nuk duhet të mbetet i izoluar nga makineria propagandistike ashtu siç edhe dinë ta bëjnë kjo parti.

Related Articles