Zeka nuk çuditet për deklaratën e Haradinajt: Këto e sollën në pushtet “të madhin” Albin Kurti, që po luan me të gjithë

Zeka nuk çuditet për deklaratën e Haradinajt: Këto e sollën në pushtet “të madhin” Albin Kurti, që po luan me të gjithë

Gazetari Milaim Zeka, ka thënë se deklarata e Haradinajt nuk është aspak e çuditshme, pasi që 22 vite dëgjojmë deklarata të tilla, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është dashur të dëgjohet James Rubin kur erdhi e ju tha që të dalin në pension e të bëjnë ndonjë fermë të lopëve.

Zeka po ashtu ka thënë se deklarata të tilla e sollën në pushtet Kurtin, që po luan me të gjithë.

Postimi i tij i plotë:

Deklarata e Ramushit nuk ashte aspak e çuditshme

Qe 22 vite degjojme deklarata te tilla, prej te gjitha aneve. Pastaj del njeri edhe thote: Ma mire me pas pagu mercenar. Del tjetri e thote: S’ka pas lufte fare, ka qene konflikt.

Qysh bre nuk e degjuan Jams Rubinin, kur erdhi e ju tha: Shkoni ne pension, bani naj ferme te lopeve.

Qeto deklarata e sollen ne pushtet te ”madhin” Albin Kurti, i cili po luan guxhas bash me te tane, perjashto mediat dhe gazetaret….

Related Articles