Milaim Zeka ka vlerësuar se ish-kryeministri Ramush Haradinaj gjithmonë ishte më i ndjeshmi për sa i përket raporteve me SHBA-në.
Zeka madje në Politiko tha se Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër i vendit, edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka telefonuar e bashkëpunuar me SHBA-të, dhe se “në Kosovë nuk bëhet asgjë pa aminin e amerikanëve”.
‘Te raportet me SHBA-të Ramush Haradinaj gjithmonë ka qenë më i ndjeshmi dhe e ka treguar me vet sakrificën e tij, kur ka dhënë dorëheqje kur amerikanët i dhanë memorandum për shkak të taksës 100%. Haradinaj edhe Ushtrinë nuk e ka bë pa consult me amerikanët, i ka thirr ka bërë telefonata me gjeneralët më të mëdhaj amerikan dhe u ka thënë a po e bëjmë a jo. Haradinaj e dinë një gjë, që në këtë vend s’bëhet asgjë pa e marrë aminin e Amerikës”, tha Zeka në Politiko.