Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj, ka thënë se kanë vizituar institucionin e përkujdesjes së të moshuarve “Orenda” ku ditë më parë është sulmuar një grua nga disa infermiere.
“Komuna nuk menaxhon me institucione që merren me përkujdesje të pleqve. Është biznes privat shqiptaro-zviceran. Kemi qëndruar aty dhe kemi kërkuar nga organet e rendit që të merren me këtë rast”, është shprehur Zekaj.
“Videoja është tmerruese dhe na ka bërë të ndjehemi shumë keq edhe si njerëz, edhe si institucione”.