Zelensky: 100 mijë njerëz të bllokuar në Mariupol, janë në kushte çnjerëzore

Zelensky: 100 mijë njerëz të bllokuar në Mariupol, janë në kushte çnjerëzore

Qyteti ukrainas, Mariupol, ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse, si shkak të pozitës gjeografike përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.

Qyteti ka qenë i granatuar pothuajse prej fillimit, teksa një raport i Human Rights Watch, i lëshuar të hënen qytetin e Mariupolit e përshkroi si një “peizazh ferri i mbushur me trupa të vdekur e ndërtesa të shkatërruara”, shkruan BBC.

Ndërsa, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se rreth 100 mijë njerëz janë të bllokuar në qytet në kushte, siç i quajti ai, çnjerëzore.

Zelensky tha se banorët janë pa ushqim, pa ujë, pa ilaç dhe nën bombardime të vazhdueshme, teksa shtoi se të martën rreth 7 mijë njerëz arritën të arratiseshin nga qyteti./Gazeta Enigma/

Related Articles