Zelensky: Bisedimet ShBA-Ukrainë pritet të zhvillohen javën e ardhshme

Zelensky: Bisedimet ShBA-Ukrainë pritet të zhvillohen javën e ardhshme

Negociatorët e Ukrainës pritet të takohen me zyrtarët amerikanë.

Ky takim pritet të mbahet të hënën e ardhshme në Arabinë Saudite.

Kjo u bë e ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.

“Të hënën e ardhshme, kam planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës. Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët tanë amerikanë”, deklaroi ai.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, javën e kaluar ishte mysafir i homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Por, takimi në “Shtëpinë e Bardhë” nuk u zhvillua edhe aq mirë sa pritej.

Biseda mes Zelenskyt dhe Trumpit u zhvillua me tona të ashpra.

Kreu i Ukrainës u largua pa arritur ndonjë marrëveshje atje.

Mbetet të shihet nëse raportet mes këtyre dyja vendeve do të relaksohet.

Related Articles