Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një seance të jashtëzakonshme plenare në Romë të Italisë iu drejtua anëtarëve të këtij parlamenti përmes një video-konference.
Ai u tha deputetëve italianë se vendi i tij ishte në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe paralajmëroi se Moska donte të depërtonte në pjesën tjetër të Evropës, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës ku duan të hyjnë, por nuk duhet lejuar që të kalojë”, u shpreh ai.
Ai përsëriti apelin e tij të bërë në fjalimet e mëparshme për vendosjen e sa më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.
Ndërkaq, kryeministri Italian, Mario Draghi tha se vendi i tij dëshiron të shohë Ukrainën në BE dhe se duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake vendit për të ndalur masakrat./Gazeta Enigma/