Presidenti, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet, jo në opinione abstrakte.
Ai thotë se liderët po mblidhen për të diskutuar për luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin shtetin që ai drejton.
Për luftën, ai thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për 15 ditë me radhë dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.
Ai konfirmon se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimin e maternitetit në Mariupol dhe thotë se pretendimi i Rusisë se nuk kishte pacientë në spital është një gënjeshtër.
Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, thotë ai, duke shtuar: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.
Ai thotë se Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukë dhe ujë nga duart e tyre”.
Zelensky shtoi: “Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”.
Mes tjerash, ai tha se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë. “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”, transmeton Gazeta Enigma.