Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të flasë me Donald Trump pasi SHBA-të i paraqitën Ukrainës një draft plan paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, ka raportuar BBC.
Plani thuhet se është hartuar nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff dhe homologu i tij rus Kirill Dmitriev, pa përfshirjen e Ukrainës.
Në një deklaratë, zyra e Zelensky tha se SHBA-të besonin se draft plani mund të “ndihmonte në rigjallërimin e diplomacisë” dhe shtoi se Ukraina kishte “rënë dakord të punonte mbi dispozitat e planit në një mënyrë që do të sillte një fund të drejtë të luftës”.
Kiev mbështeti “të gjitha propozimet thelbësore të afta për të sjellë paqe të vërtetë më afër”, tha deklarata.
