Në Bucha dhe përreth këtij vendbanimi jo larg Kievit, u gjetën edhe trupa tjerë të civilëve të vdekur.
Kjo pasi autoritetet ukrainase filluan hetimet për të dokumentaur, shtëpi për shtëpi, krimet nw masakrën më të madhe deri tashti të forcave ruse.
Pamjet e rënda të të ekzekutuarve i prezantoi para Kombeve të Bashkuara, Volodymyr Zlesnky. Kur iu adresua kësaj organizate.
Ai fajësoi OKB-në që nuk po vepron për ta ndëshkuar Rusinë.
“Kjo po bëhet nga një vend anëtar i KS të OKB-së, duke shkatërruar unitetin e brendshem, kufijt, vendet dhe duke ua marrë të drejtat e më shumë se 10 shteteve që janë të pavarura” tha Volodymyr Zelenksy, presidenti ukrainas.
Ukrainasi i bëri thirrje OKB-së jo vetëm të veprojë menjëherë që Rusia të mbahet përgjegjëse për mizoritë në Bucha e vende tjera, por ta përjashtojë atë krejtësisht nga Këshilli i Sigurimit.
Rusia është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pa votën e saj nuk mund të vendoset asgjë nga ky organ. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë, më 7 prill për suspendim të mundshëm të shtetit euro-aziatik nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.