Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë si një kompromis për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky përpara bisedimeve me të dërguarit e ShBA-së në Berlin.
Ky veprim shënon një ndryshim të madh për Ukrainën, e cila ka luftuar për t’u bashkuar me NATO-n si një mbrojtje kundër sulmeve ruse dhe e ka një aspiratë të tillë të përfshirë në kushtetutën e saj, shkruan Reuters.
Zelensky tha të dielën se garancitë e sigurisë nga ShBA-ja, evropianët dhe partnerët e tjerë në vend të anëtarësimit në NATO ishin një kompromis nga ana e Ukrainës.
“Që nga fillimi, dëshira e Ukrainës ishte të bashkohej me NATO-n, këto janë garanci reale sigurie. Disa partnerë nga SHBA-ja dhe Evropa nuk e mbështetën këtë drejtim”, tha ai në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.
