Zelensky i drejtohet Bundestagut gjerman: Merrni rolin udhëheqës për ta ndalur luftën

Zelensky i drejtohet Bundestagut gjerman: Merrni rolin udhëheqës për ta ndalur luftën

Pasi përmendi Martin Luther Kingun dhe 11 shtatorin në fjalimin e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Volodymyr Zelensky përdor imazhin e “murit” në fjalimin e tij drejtuar Bundestagut gjerman. 

“Ka një mur në mes të Evropës dhe ai mur ndan lirinë nga mungesa e lirisë”, u shpreh ai në fjalimin drejtuar Bundestagut gjerman.

Duke përsëritur temat e fjalimeve të tij në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kongresin e SHBA, ai po u kërkon liderëve gjermanë të ndërmarrin më shumë veprime për të trajtuar agresionin e Rusisë.

Zelensky i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton” dhe i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz që të shembet “muri” kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë.

Presidenti ukrainas kritikoi mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë.

Related Articles