Presidenti i Ukrainës i ka shkruar një letër familjes së Brent Renaud, gazetarit amerikan të vrarë në Ukrainë.
Renaud, 50 vjeç, u qëllua për vdekje në Irpin, në periferi të Kievit, të dielën, nga forcat ruse, sipas shefit të policisë së Kievit, transmeton Gazeta Enigma.
Në postimin e tij në Twitter, Zelenskyy shkroi: “Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen e Brent Renaud, i cili vdiq duke dokumentuar pamëshirshmërinë dhe të keqen e Rusisë ndaj njerëzve. Jeta dhe sakrifica e Brentit le të frymëzojnë botën për të luftuar për forcat e dritës kundër forcave të errësirës”./Gazeta Enigma/