Zelensky: Jam shumë i lumtur që Johnson do të mbetet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Zelensky: Jam shumë i lumtur që Johnson do të mbetet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte shumë i lumtur që kryeministri britanik, Boris Johnson, kishte fituar një votëbesim të hënën, pasi ai është “një mik i vërtetë i Ukrainës”.

“Më vjen mirë që nuk kemi humbur një aleat shumë të rëndësishëm”, tha Zelensky për Financial Times në një intervistë transmetuese. Ky është një lajm i madh. Nuk mund të komentoj për situatën e brendshme. Nuk i di të gjitha detajet. Prandaj i kërkoj falje zotit Johnson për këtë. Mendoj se ai është shumë më i informuar për detajet sesa unë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Boris Johnson pati një takim me Volodymyr Zelenskyn në Kiev gjatë muajit prill./Gazeta Enigma/

Related Articles