Zelensky: Jemi të përkushtuar për dialog konstruktiv me Trumpin

Zelensky: Jemi të përkushtuar për dialog konstruktiv me Trumpin

Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij është “plotësisht i përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv” me SHBA-në përpara bisedimeve të nivelit të lartë që do të mbahen javën e ardhshme në Arabinë Saudite.

“Ukraina ka kërkuar paqen që nga sekonda e parë e kësaj lufte. Propozime realiste janë mbi tryezë,” tha presidenti ukrainas në një postim në X.

Zelensky bëri të ditur se do të vizitojë Arabinë Saudite për bisedime me Princin e Kurorës, por nuk do të qëndrojë për takimet me përfaqësuesit e qeverisë amerikane. Delegacioni ukrainas do të përfshijë ministrin e Jashtëm, Andriy Sybiha.

“Javën e ardhshme do ta filloj me një vizitë në Arabinë Saudite. Pas takimit tim të hënën me Princin e Kurorës, përfaqësuesit diplomatikë dhe ushtarakë ukrainas do të qëndrojnë për një takim të martën me ekipin amerikan. Ekipi ukrainas do të përfshijë Andriy Yermak, Andriy Sybiha, Rustem Umerov dhe Pavlo Palisa”, ka shkruar Zelensky.

Bisedimet vijnë në një moment pasi SHBA ka pezulluar ndihmën ushtarake dhe ndarjen e inteligjencës.

Pezullimi i bashkëpunimit erdhi pas një takimi të tensionuar mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Uashington një javë më parë.

Trump e përforcoi edhe më tej kritikën e tij ndaj Zelenskyt të premten, duke thënë se mund të jetë “më e lehtë” të arrihet një marrëveshje me Moskën sesa me Kievin për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.

Related Articles