Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha sot se Ukraina ka vetëm rreth 10% të asaj që i nevojitet për mbrojtjen ajrore, sipsas Skynews.
Udhëheqësi ukrainas dha deklaratën gjatë një seancë pyetje-përgjigje me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, mbikëqyrësi kryesor europian për të drejtat e njeriut.
Ai tha gjithashtu se diplomacia nuk mund të arrihet me liderë që nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare, duke përsëritur deklaratat e mëparshme se nuk do të negocionte me presidentin rus Vladimir Putin.