Zelensky kërkon garanci të sigurisë nga SHBA-ja

Zelensky kërkon garanci të sigurisë nga SHBA-ja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se çdo garanci të sigurisë për shtetin e tij në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë do të ishte kuptimplote vetëm nëse ajo do të jepej nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se shpreson se do të takohet shpejt me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, pas inaugurimit të tij më 20 janar.

“Pa SHBA-në, garancitë e sigurisë nuk janë të mundura”, tha ai në një intervistë triorëshe me Lex Fridman, që u publikua më 5 janar.

“Po flas për garanci të sigurisë që mund ta parandalojnë agresionin rus”, shtoi ai.

Gjatë kësaj interviste, që u zhvillua në Kiev, Zelensky foli në gjuhën angleze, ukrainase e madje edhe ruse.

Related Articles