Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar që lufta po kthehet në Rusi pas sulmit me dron në Moskë.
Ai ka thënë që sulmet në territorin rus ishin “proces i paevitueshëm, i natyrshëm dhe absolutisht fer”.
“Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë – në qendrat e veta simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i paevitueshëm, natyral dhe absolutisht fer”, ka thënë Zelensky.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka thënë që tre dronë ukrainas u rrëzuan të dielën, ku dy prej tyre u përplasën në zyre.
Ndërkaq aeroporti i Vnukovos, në jugperëndim të qendrës së qytetit, u mbyll për një kohë të shkurtër.
Sulmi me dron në orët e hershme të së dielës ishte i fundit që Moska ia atribuoi Kievit.