Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur ndryshimet e propozuara në planin e diskutueshëm të paqes prej 28 pikash për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Me sa duket, aleatët evropianë të Ukrainës prodhuan një version të ndryshuar të planit, pasi hodhën poshtë pjesët që favorizonin qëllimet e luftës së Rusisë.
“Tani lista e hapave të nevojshëm për t’i dhënë fund luftës mund të bëhet e realizueshme…” tha Zelensky në Telegram. “Shumë elementë të saktë janë përfshirë në këtë kuadër”, shkruan BBC.
Më vonë, në orët e para të së martës, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një valë sulmesh me raketa dhe dronë rusë goditi një ndërtesë apartamentesh në kryeqytet dhe ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
