Zelensky në Holandë, bën përpjekje për të rritur mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Zelensky në Holandë, bën përpjekje për të rritur mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Holandë të dielën në një përpjekje të vazhdueshme për të rritur mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Kjo vizitë vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e mundshëm të avionëve luftarakë F-16 nga Holanda dhe Danimarka.

“Çështja kryesore është F-16 në nërë që Ukraina të mbrojë popullin tonë nga terrori rus. Ne po bëhemi më të fortë”, tha Zelensky në një postim në Telegram.

Kryeministri holandez në largim Mark Rutte tha në maj se Holanda po konsideronte seriozisht dorëzimin e F-16, por nuk ishte e qartë se sa do të kishte në dispozicion dhe kur, raporton Reuters.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksiy Reznikov tha të shtunën se trajnimi për ukrainasit kishte filluar për të operuar me F-16, por shtoi se do të duheshin të paktën gjashtë muaj dhe ndoshta më shumë për të trajnuar gjithashtu inxhinierë dhe mekanikë.

Related Articles