Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy në Konferencën e Sigurisë në Mynih e ka ripërsëritur deklaratën e tij se Rusia kreu një sulm “shumë të rrezikshëm” në centralin bërthamor të Çernobilit gjatë natës, gjë që Kremlini e mohon.
Një dron fluturoi shumë poshtë për t’u zbuluar nga radarët, thotë ai, duke shtuar se sulmi i supozuar ishte planifikuar qëllimisht që të përkonte me fillimin e konferencës së Mynihut.
“Putini definitivisht nuk do paqe,” thotë ai.
Zelensky gjithashtu pretendon se inteligjenca tregon se Rusia po përgatitet për një luftë kundër NATO-s vitin e ardhshëm.
Në bisedimet e ardhshme me nënpresidentin amerikan JD Vance, Zelensky thotë: “Ka disa vendime që mund të jenë vetëm në nivelin e presidentëve”, shkruan BBC