Zelensky nga Tirana: Dështimi i Putinit është siguri për ne, regjimi i tij duhet të humbasë

Zelensky nga Tirana: Dështimi i Putinit është siguri për ne, regjimi i tij duhet të humbasë

Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi “dështimi i tij është siguri për ne”.

Po ashtu Zelensky, tha se Putini detyron edhe kombet e tjera që të bëjnë ashtu sic do ai.

“Është hera e dytë që takohemi. Së pari në Athinë dhe tani në Tiranë. Edi, e vlerësoj mikëpritjen tuaj. Të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjeke Evropa për breza të ardhshëm. Evropa duam të jetë ajo hapësirë ku çdo komb përcakton fatet e vet”, tha Zelensky.

Tutje ai shtoi se “Tani Putini dëshiron të bëjë këtë gjë. Armiqësia që ai bën, duke detyruar kombet që të bëjnë ashtu sic do ai, është një përpjekje për diktat. Është e rëndësishme për ne që regjimi i Putini të humbasë. Dëshmimi i tij është siguria jonë.”, tha Zelensky.

Related Articles