Zelensky njofton se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë

Zelensky njofton se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se Ukraina është ftuar samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Hagë të Holandës, nga 24 deri më 26 qershor.

Agjenda pritet të përqendrohet në pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe thirrjet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump drejtuar anëtarëve të aleancës për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

“Ne u ftuam në samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme”, tha Zelensky të hënën pasi zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Lituani.

Javën e kaluar, Zelensky tha se nëse Ukraina nuk është e pranishme në samitin e NATO-s, “kjo do të jetë një fitore për Putinin, por jo mbi Ukrainën, por mbi NATO-n”.

Related Articles