Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka postuar një video që sipas tij është regjistruar në qytetin e vijës së frontit, Kupiansk, në Ukrainën lindore.
Megjithatë, nuk është e qartë se kur është bërë saktësisht videoja.
“Sot, është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrihen rezultate në vijën e parë të frontit, në mënyrë që Ukraina të mund të arrijë rezultate në diplomaci”, tha Zelensky.
“Faleminderit çdo njësie, të gjithëve që luftojnë këtu, të gjithëve që shkatërrojnë pushtuesit”, shtoi ai.
Ndërkaq, Moska pretendoi se Kupiansk ishte nën kontrollin e trupave ruse që nga fillimi i nëntorit.
“Sot, mund të themi se rusët në qytet janë tërësisht të izoluar”, deklaroi komandanti ushtarak ukrainas, Ihor Obolienskyi.
VIDEO:
