Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, beson se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, ka frikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas lideri ukrainas, kjo mund të vërehet pasi që sulmet e rënda kanë ndaluar që kur Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për Ukrainën, ka arritur në Liev.
“Në momentin që gjenerali Kellogg arriti në Ukrainë, dy netë me radhë nuk ka pasur bombardime masive… Ky është një shembull shumë interesant. Këtë dhe natën e kaluar nuk pati sulme të rënda. Madje njerëzit tashmë bëjnë shaka për këtë, duke thënë se duhet t’i japim gjeneralit Kellogg pasaportë ukrainase dhe ta lëmë këtu. Edhe amerikanët duhet të na vizitojnë më shpesh… Çfarë do të thotë kjo? Që Putini qëllimisht bombardon civilët, por kur amerikanët janë këtu, ai nuk e bën këtë”, tha ai.
Zerlensky gjithashtu shtoi se kjo tregon që diktatori rus ka frikë nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, Trump ka miratuar paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën që nga marrja e detyrës, në vlerë prej 10 miliardë dollarësh. Megjithatë, këtë shumë për armatim do ta paguajnë aleatët e NATO-s.
Gjithashtu, Trump ka shprehur pakënaqësi ndaj sjelljes së Putinit dhe ka dhënë një afat prej 50 ditësh për arritjen e paqes në Ukrainë, përndryshe do të vendosë tarifa doganore prej 100 për qind.