Zelensky: Putini një terrorist në krye të një shteti terrorist

Zelensky: Putini një terrorist në krye të një shteti terrorist

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po bëhet “një terrorist që po e udhëheq një shtet terrorist”. Ai gjithashtu ka thënë se Rusia duhet të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara.



Në një adresim virtual në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Zelensky ka nxitur OKB-në që të vendosë një tribunal ndërkombëtar për të hetuar “veprimet e okupatorëve rusë në tokën e Ukrainës” dhe për ta mbajtur vendin përgjegjës, shkruan The Guardian.

Presidenti ukrainas gjithashtu u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vizitojë vendin ku ndodhi sulmi në qendrën tregtare në qytetin e Kremenchukut.

“Sugjeroj që Kombet e Bashkuara të dërgojnë një përfaqësues special, ose që sekretari i përgjithshëm i OKB-së… kështu që OKB mundet që në mënyrë të pavarur të zbulojë informacionin dhe të shohë që kjo ishte me të vërtetë një raketë ruse”, tha ai për sulmin e së hënës, i cili la të vdekur 18 njerëz.

Related Articles