Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të hënën se rajoni i Donetskut në lindje mbetet epiqendra e luftimeve, me qindra rusë që vriten çdo ditë.
“Rajoni i Donetskut mbetet epiqendra e çmendurisë më të madhe të pushtuesve”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.
“Ata vriten me qindra çdo ditë. Toka përballë pozicioneve ukrainase është e mbushur me trupa të pushtuesve”.
Qytetet Bakhmut dhe Avdiivka janë pikat kryesore të luftimeve më të ashpra në rajonin e Donetskut.