Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mohuar zërat se forcat ushtarake që drejton kanë bombarduar zonat përreth dhe në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia.
“Sot, pushtuesit krijuan një situatë tjetër jashtëzakonisht të rrezikshme për të gjithë në Evropë – ata qëlluan në NPP Zaporizhzhia, dy herë në një ditë”, tha Zelensky.
“Ky është termocentrali më i madh bërthamor në kontinentin tonë. Dhe çdo bombardim i këtij objekti është një krim i hapur, i pacipë, një akt terrori”, shtoi ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e bëra nga kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës se forcat ruse kanë granatuar territorin e termocentralit bërthamor – duke fajësuar në vend të kësaj ukrainasit.
Termocentrali u mor nga forcat ruse në fillim të marsit, ashtu si edhe qyteti aty pranë Enerhodar.
“Ky është një argument në favor të aplikimit të sanksioneve të ashpra kundër të gjithë industrisë bërthamore ruse – nga Rosatom tek të gjitha kompanitë dhe individët e lidhur. Kjo është thjesht një çështje sigurie. Ai që krijon kërcënime bërthamore për kombet e tjera, përfundimisht nuk është në gjendje të përdorë teknologjitë bërthamore në mënyrë të sigurt”, tha i pari i shtetit ukrainas.