Zelensky shfaqet i emocionuar, falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen

Zelensky shfaqet i emocionuar, falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shfaq i emocionuar teksa u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Bëhet e ditur se Zelensky u prek ndërsa Starmer vuri në dukje brohoritjet nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e liderit ukrainas afrohej.

“Dhe siç dëgjoni brohoritjet në rrugë, ju keni mbështetjen e plotë të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar”, i tha Starmer liderit ukrainas.

“Ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet”, shtoi ai.

Ndërsa Zelensky e falënderoi Starmer dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen dhe miqësinë e tyre.

Related Articles