Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve.
Ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji, Hungari, Maldive, Sri Lanka, Bangladesh dhe Nepal.
Zelensky këtë e bëri të ditur përmes një dekreti në të cilin nuk jepte asnjë shpjegim për vendimin e marrë, shkruan Neës9live.
Ndryshe, në mes të luftës me Rusinë, Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të mbledhin mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.