Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga shtetet e G7-s që mos të lejojnë që konflikti atje të mos ‘zvarritet gjatë dimrit’.
Këtë kërkesë, Zelensky e bëri në një takim privat të mbajtur përmes një lidhje me video. Ai u tha atyre: nëse Ukraina fiton, ju të gjithë fitoni.
Dhe në një shenjë se ai nuk ishte i gatshëm të tërhiqej dhe të pranonte një marrëveshje paqeje që ia dorëzoi Rusisë një pjesë të Ukrainës, presidenti tha: “Ne do të negociojmë vetëm nga një pozicion fuqie”.
Reuters ka raportuar gjithashtu se një zyrtar evropian tha se Zelenskiy kërkoi sisteme të mbrojtjes kundërajrore, më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe garanci sigurie.