Zelensky thotë se është gati për zgjedhje, kërkon ndihmë nga SHBA-ja dhe BE-ja për t’i siguruar

Zelensky thotë se është gati për zgjedhje, kërkon ndihmë nga SHBA-ja dhe BE-ja për t’i siguruar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të martën se është gati për zgjedhje dhe ka bërë thirrje ndaj partnerëve amerikanë dhe evropianë që të ndihmojnë në sigurimin e tyre gjatë luftës.

Zelensky ka thënë për gazetarët se nëse garantohet siguria, zgjedhjet mund të mbahen brenda 60-90 ditëve të ardhshme, duke shtuar se do t’i kërkonte parlamentit të përgatiste legjislacionin e nevojshëm për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Mandati i Zelenskyt ka përfunduar në shkurt të këtij viti, ndërsa Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, ka miratuar një rezolutë që zgjat mandatin e tij deri në heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ukraina ka shpallur ligjin ushtarak pas hyrjes së trupave ruse në territorin e saj, dhe në këtë gjendje një shtet nuk zhvillon zgjedhje.

Rusia ka vazhduar ta konsiderojë Zelenskyn president të paligjshëm, ndërsa së fundmi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste për Politico, ka thënë se mendon se Ukraina duhet të zhvillojë zgjedhje.

“Mendoj se është një kohë e rëndësishme për të mbajtur zgjedhje. Ata po përdorin luftën për të mos mbajtur zgjedhje, por, mendoj se populli ukrainas duhet t’i ketë këto zgjedhje. Dhe ndoshta Zelensky do të fitonte. Nuk e di kush do të fitonte. Por ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Trumpi.

Related Articles